Botë
Roboti vrau njeri në fabrikën "Volksvagen"
02.07.2015 13:02
Në fabrikën e kompanisë gjermane për automjete "Volksvagen" në qytetin Bauntal një person është lënduar për vdekje kur roboti...

Në fabrikën e kompanisë gjermane për automjete "Volksvagen" në qytetin Bauntal një person është lënduar për vdekje kur roboti nga linja e prodhimit e kapi atë dhe e përplasi në një pllakë metalike.
"Burri i vdekur (22) nuk ka qenë i punësuar në "Volksvagen", por pjesë e ekipit që ka montuar robotin", deklaroi zëdhënësi i fabrikës Heiko Hilvig.
Ai theksoi se rezultatet paraprake të hetimit treguan se shkaku i aksidentit ishte gabimi njerëzor, e jo problemi me robotin që mund të programohet për të kryer detyra të ndryshme në procesin e prodhimit.
Hilvig shtoi se roboti ishte i programuar për të marrë pjesë makinash dhe të manipulojë me ato./mia
