Maqedoni
Promovohen 60 audio libra të rinj për personat e verbër dhe me shikim të dëmtuar
02.07.2015 15:06
Gjashtëdhjetë tituj të rinj në audio libra të destinuara për personat e verbër dhe me shikim të dëmtuar

Gjashtëdhjetë tituj të rinj në audio libra të destinuara për personat e verbër dhe me shikim të dëmtuar janë promovuar sot në suaza të projektit "400 audio libra për personat me shikim të dëmtuar".
Audio librat e rinj janë lektyra nga arsimi fillor dhe i mesëm, tregime për fëmijë, literaturë shkencore, libra për historinë e Maqedonisë dhe bestselerë.
Audio librat, ashtu siç paralajmëroi në promovim ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov, do të jenë të arritshme në BKU "Klimenti i Ohrit" me nga pesë kopje të secilit titull, plotësisht nga tre kopje do të marrë Lidhja kombëtare për personat e verbër dhe nga dy kopje do të marrë Shkolla shtetërore për fëmijë dhe të rinj me shikim të dëmtuar "Dimitar Vllahov".
"Në periudhën katërvjeçare planifikuam të incizojmë 400 tituj në audio libra, por planifikojmë ta mbindërtojmë dhe rritim vëllimin e librave të incizuar në periudhën e ardhshme. Deri tani kemi pasur dy promovime në të cilat ishin prezantuar 80 tituj të audio librave", tha Spasov.
Paralajmëroi se ky projekt do të vazhdojë të realizohet për çka, ashtu siç informon, veçmë është nënshkruar marrëveshje për incizimin e 200 titujve të audio librave të cilat duhet të përfundojnë deri në fund të vitit. Për realizimin e deritanishëm të projektit janë ndarë 2,5 milion denarë.
Kryetari i Lidhjes së personave të verbër Zharko Selkovski, duke shprehur falënderim deri te MPPS dhe Qeveria, theksoi se ato kanë kuptim të madh për nevojat e të verbërve dhe personat me shikim të dobët dhe shtoi se ky projekt për audio libra është nga vlera e veçantë për të verbërit të cilët, ashtu siç tha, me literaturë do të mund të shpërblehen dhe të arsimohen në gjuhën maqedonase.
Ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, potencoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm sepse, ashtu siç tha, përmes tij në masë të madhe do të rritet fondi i audio librave, do të përparohet procesi arsimor i personave të verbër dhe do të ngritet niveli i kulturës së tyre intelektuale.
Sipas saj çdo individ duhet të ketë të drejta të barabarta dhe mundësi për pjesëmarrje në të gjitha fushat e jetës shoqërore dhe për shkak të asaj, ashtu siç tha, sikur deri tani ashtu edhe në Qeverinë e ardhshme do të vazhdojë vazhdimisht ta përparojë pozitën e personave të verbër në masë e cila është primare e çdo shoqërie të civilizuar.
Do të këmbëngulim, shtoi, këto persona sa më shumë t'i zhvillojnë potencialet e tyre kreative dhe të jenë faktorë aktiv në krijimin e mozaikut kulturor në shtetin tonë.
Drejtori i BKU "Shën Kliment i Ohrit" Ivan K. Zarov tha se Qendra për të verbër dhe persona me shikim të dëmtuar, e cila funksionon në suaza të këtij institucioni dhe ku, mes tjerash, janë edhe audiolibrat e këtij projekti, u jep shërbime informatike dhe bibliotekiste shfrytëzuesve me shikim të dëmtuar.
Deri tani , me dy promovimet paraprake dhe atë të sotëm, të arritshme për shfrytëzuesit janë gjithsej 160 tituj të librave të incizuar në suaza të projektit "400 audio libra për personat me shikim të dëmtuar"./mia
