Maqedoni

Ministria e Bujqësisë dhe USAID-i, garancione bankare për zhvillimin e bujqësisë

02.07.2015 15:19

Ministria e Bujqësisë dhe USAID-i nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim për garancione bankare për zhvillimin e bujqësisë në vendet rurale...

Bashkërisht do të financohen mekanizma për garantim parcial të kredive përmes të cilave do të realizohet kreditimi i bujqve.
 
“Bujqësia dhe përpunimi i ushqimit janë shtyllat e ekonomisë maqedonase dhe janë burim i të ardhurave për mijëra bujq që punojnë në këta sektor. Besoj se ky mekanizëm garantues do të përshpejtojë zhvillimin e bujqësisë dhe do të kontribuojë për prosperitet në shumë amvisëri në mjediset rurale”- deklaroi drejtori i USAID-IT, Xhejms Stain.
 
Ndërkohë, ministri i Bujqësisë, Mihaill Cvetkov, theksoi se 25% nga subvencionet e bujqve për vitin 2014 janë paguar, ndërkohë që për 5% ka probleme për shkak të moskompletimit të dokumentacionit. Pas dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm subvencionet do të paguhen.
 
“Të gjithë bujqit janë të informuar se cilat dokumentacione iu mungojnë dhe pasi që t’i dorëzojnë do t’u paguhen subvencionet, sepse ajo është bazë ligjore dhe secili që do t’i plotësojë kushtet do t’i marrë mjetet”- tha ministri i Bujqësisë, Mihaill Cvetkov.
 
Për dekadën e ardhshme do të garantohen kredi bujqësore në vlerë prej 20 milion dollarësh. USAID është pjesëmarrës me 200 000 dollarë, ndërsa Ministria e Bujqësisë do të sigurojë 800 000 dollarë.
 
Me këtë këto institucione ndajnë një pjesë të rrezikut me bankat dhe u mundësojnë atyre që të kenë besim më të madh për kreditimin e bujqve.
 
REJHANE BUSHI-METAJ