Futboll

Shkëndija me optimizëm ndaj Aberdeen-it

02.07.2015 15:25

Me respekt të madh për kundërshtarin e famshëm nga Skocia, Aberdeen-in, por me shpresa për arritje të rezultatit pozitiv para takimit kthyes pas një javësh...

Me respekt të madh për kundërshtarin e famshëm nga Skocia, Aberdeen-in, por me shpresa për arritje të rezultatit pozitiv para takimit kthyes pas një javësh, Shkëndija është duke e pritur nisjen e 90 minutave të para, nga ballafaqimi i raundit të parë eliminator në Ligën Europa.

E përforcuar këtë verë me disa futbollistë që kanë përvojë të madhe nga skena evropiane, veqanërisht me Besart Ibraimin e Ferhan Hasanin dhe me përkrahje të madhe nga tribunat dhe tifozët më të flaktë “ballistët”, kuqezinjët nga Tetova besojnë se do të mund ti`a dalin dhe të arrijnë rezultatin e dëshiruar.

Sa I përket kundërshtarit, Aberdeen, pas Sëlltikut dhe Gllazgouit, është skuadra më e famshme e futbollit skocez, kampione e katërfishtë, me çrast dy titujt e fundit, vitet 1984 dhe 1985, kanë ardhur nën drejtimin e të famshmit, Sir Aleks Ferguson.

Sezonin e shkuar, përfundoi në pozitën e dytë në kampionatin skocez, menjëherë pas kampionit të pakontestueshëm, Sëlltikut, një fakt tjetër që flet për fuqinë e kundërshtarit.

Nga ana tjetër, Shkëndija gjatë ditës së djeshme, morri lajmin e shumë pritur dhe tani më futbollisti i saj më I mirë, Ferhan Hasani, është regjistruar në listën e UEFA-s dhe do të mund të luaj sonte nga minuta e parë.

Trajneri I kuqezinjëve, Shpëtim Duro, e ka të qartë 90% të formacionit dhe tani më është dashur ti anashkaloj edhe dilemat më të vogla rreth ekipit titullar për sonte.

Ndryshe, sfida e raundit të parë eliminator në Ligën Europa, mes ekipeve të Shkëndisë dhe Aberdeen-it skocez, do të zhvillohet në Arenën “Filipi i Dytë” në Shkup, me fillim në orën 21.05. / Mustafa Ademi