Futboll
Japonia në finalen e botërorit për femra
02.07.2015 15:30
Japonia vazhdon rrugën e saj drejt mbrojtjes së titullit në Botërorin e Femrave që po zhvillohet në Kanada...

Kombëtarja aziatike, kampione në fuqi mundi 2-1 në gjysmëfinalen e dytë Anglinë, duke shuar ëndrrën e britanikeve për finalen e parë historike.
Në një ndeshje shumë të luftuar ishin episode ato që vendosën, me Japoninë që siguroi fitoren vetëm në minutën e 90-të, pas një autogoli të pafat të Laura Basset, që e dërgoi topin gabimisht në rrjetën e saj.
Takimi ishte I ekuilibruar në lojë dhe rezultat deri në minutën e 33-të, kur ylli i japonezeve Aya Miyama i dha epërsinë skuadrës së saj në minutën pasi u tregua e saktë nga pika e bardhë.
Gjithsesi, Anglia, që lojën e saj e bazoi te fiziciteti, arriti të fitonte një 11-metërsh 5 minuta para fundit të pjesës së parë. Nga pika e bardhë Fara Ëilliams barazoi rezultatin.
Në pjesën e dytë Anglia ishte dominuese, por autogoli i Basset në minutën e 90-të i dha finalen Japonisë, që do të luajë tashmë me SHBA më 5 Korrik duke synuar mbrojtjen e titullit botëror të fituar katër vjet më parë.
Anglia do të ndeshet me Gjermaninë një ditë më pasë në finalen e vogël të kompeticionit.
