Maqedoni

Kryetari i Komisionit Antikorrupsion nuk i komentoi rastet e përgjimeve

02.07.2015 16:00

Komisioni për Antikorrupsion, në mandatin e ri nga muaji prill i këtij viti ka pranuar 37 lëndë të reja dhe ka trashëguar 105 lëndë të vjetra në sferën e korrupsionit...

Ata kanë vepruar në 79 lëndë dhe kanë zgjedhur 39 lëndë në sferën e ndeshjes së interesit.
 
Në periudhën e kaluar, Komisioni ka shqiptuar 5 vërejtje publike për persona zyrtarë të cilët kanë pasur konflikt të interesave, ka theksuar kryetari i Komisionit për Antikorrupcion, Goran Milenkov.
 
“Për këta dy muaj e gjysmë kjo përbërje e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në bazë të vendimeve gjyqësore ka shqiptuar gjobë prej gjithsej 20 mijë e 284 euro”- deklaroi kryetari i Komisionit për Antikorrupsion, Goran Milenkov.
 
Njëhërit, Milenkov nuk deshi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve nëse Komisioni ka hapur raste për hetime lidhur me përgjimet të cilat po i publikon opozita e që kanë të bëjnë me korrupsionin.
 
Ai tha se nuk komenton këto raste pasi të njëjtat gjenden në procedurë gjyqësore, dhe u largua duke i injoruar pyetjet e gazetarëve.
 
“Gjithë kjo është në procedurë gjyqësore, ka filluar proces juridik dhe ne nuk e komentojmë këtë”- tha Milenkov.
 
Milenkov, njoftoi edhe për programin shtetëror për prevenim dhe represionin e korrupsionit për vitin 2016-2019, Regjistrin e Funksionarëve në Maqedoni, konektimin me drejtorinë e doganave etj.
 
FLORIJE KAMBERI