Maqedoni
Ivanov porosit liderët: mbuloni istikamet mentale, zgjidhni krizën
02.07.2015 16:27
Liderët në Maqedoni duhet sa më parë t’i rrëzojnë muret mentale, t’i mbulojnë istikamet mentale dhe sa më shpejt, përmes dialogut, të arrijnë zgjidhje me të cilën do të tejkalohet kriza politike...

Kështu vlerëson kryetari i Shtetit, Gjorge Ivanov, sipas të cilit, muret mentale janë shkas për ashpërsimin e betejës politike.
“Edhe pse në Republikën e Maqedonisë nuk ka mure fizike, për fat të keq ka mure mentale, ku çdo ditë zhvillohet betejë politike. Qytetarët e Maqedonisë shqetësohen, duke parë se me çdo krizë politike të ardhshme muret rindërtohen, ndërsa hendeqet politike thellohen. Nga muret e larta dhe hendeqet e thella vështirë është të shihet fytyra njerëzore e kundërshtarit politik. Ashtu siç liderët evropianë duhet të integrojnë tërë Evropën në BE, ashtu edhe liderët maqedonas duhet t’i rrënojnë muret mentale. Në kushte të tilla të komplikuara, liderët e partive politike në Maqedoni duhet që sa më shpejt, përmes dialogut, të arrijnë zgjidhje, me të cilën do të tejkalohet kriza politike”- deklaroi kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.
Sipas Ivanovit, tanimë dhjetë vite Maqedonia nuk është në agjendën për zgjerim të Këshillit Evropian për shkak të bllokadës nga fqinji jugor.
Bllokada ka rezultuar me atë se për gjashtë vite kemi pasur tre kriza politike dhe secila ka qenë më serioze nga e kaluara, tha kryetari Ivanov.
FLUTURA LATIFI
