Maqedoni

OH “El-Hilal”, iftare për agjëruesit nevojtarë

02.07.2015 17:04

Edhe këtë vit, Organizata Humanitare “El-Hilal” vazhdon me aktivitetet e saj të zakonshme për muajin e bekuar të Ramazanit...

Mbrëmë nga kjo shoqatë u ftuan qytetarët me gjendje financiare të rëndë për të shijuar një iftar të begatë të organizuar në bashkëpunim me Shoqatën e Kulturës për Art dhe Shkencë, ILKSAV.
 
Në hapjen e këtij aktiviteti tradicional, me traditë 13 vjeçare, morën pjesë edhe aktivistë të “El-Hilal”, si dhe kryetari i saj, Behixhudin Shehabi.  
 
“El-Hilal” ka mbështetje prej disa afaristëve për këtë lloj aktiviteti, çdo natë nga 100 persona do të ushqehen nga sofrat e Ramazanit deri në fund të këtij muaji të bekuar dhe shpresojmë se kjo traditë do të vazhdojë edhe më tutje”- deklaroi kryetari në OH “El-Hilal”, Behixhudin Shehabi.
 
Për çdo iftar, deri në fund të këtij muaji të bekuar në kuzhinën e konviktit në Gazibabë do të mund të hanë iftar persona që në listat e “El-Hilal” janë të evidentuar si kategori të rrezikuara sociale.
 
GYLTENE SINANI