Botë

Uashington, të shtëna pranë selisë së Marinës Amerikane

02.07.2015 17:56

Momente alarmi në Uashington, ku policia ka ndërhyrë pas sinjalizimeve për praninë e një personi të armatosur që ka hapur zjarr në zonën e Navy Yard...

Pikërisht këtu ndodhet selia administrative e Marinës Amerikane, ku punojnë mbi 3 mijë persona. 
 
Përmes një mesazhi në Twitter, marina ka bërë të ditur se, të paktën për momentin, nuk rezultojnë viktima. 
 
Zona kishte qenë e izoluar, me rrugët e mbyllura pasi dy vjet më parë ishte bërë skenë e një shkëmbimi zjarri në të cilën humbën jetën 13 persona.