Maqedoni
Popovski: zgjidhja e krizës politike në interes të vendit
02.07.2015 18:03
Zgjidhja e krizës politike përmes dialogut politik është më shumë në interes të Maqedonisë se sa të ndonjë faktori tjetër...

Zgjidhja e krizës politike përmes dialogut politik është më shumë në interes të Maqedonisë se sa të ndonjë faktori tjetër, duke përfshirë edhe Brukselin, vlerëson ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Popovski. Sipas tij, rekomandimi për fillimin e negociatave me BE-në është vendim që ka rëndësi politike dhe e cila do të varet prej dy aspekteve: reformave dhe krizës politike.
“Mendojmë se reformat tona, gjegjësisht kërkesat në drejtim të rekomandimeve të cilat i ka BE-ja, duhet të bëhen dhe duhet t’i kushtohet energji maksimale, pa dallim të dinamikës së procesit të dialogut politik. Është e qartë se pa progres të dialogut politik paguajmë çmim të madh si në aspektin ekonomik ashtu edhe në sytë e BE-së, sepse në atë mënyrë mundësohet të fshihen shkaqet e vërteta, për shkak të cilave veç më 6 vite nuk mund të negociojmë dhe është kusht i domosdoshëm për të fituar rekomandim pozitiv dhe eventualisht t’i fillojmë negociatat në vjeshtë”- deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Popovski.
Lidhur me 11 masat e dakorduara për mirëbesim me ministrin e Jashtëm grek, Popovski theksoi se ai nuk pret ndryshim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve në afat të shkurtër kohor.
“Ne ramë dakord për 11 masa për ndërtimin e mirëbesimit. Ai plan qëndron dhe do të punojmë për zbatimin e tij. Nuk mund të shohim në një afat të shkurtër për një, dy apo tre ditë ndonjë ndryshim të dukshëm, sidomos në kushte kur opinioni grek është i fokusuar në referendumin e së dielës. Kjo nuk do të thotë se pala maqedonase po tërhiqet, interesi ynë është të kemi sa më shumë masa, tani kemi 11 dhe duhet t’i zbatojmë”- tha Popovski.
Popovski këto fjalë i tha me rastin e takimit me drejtorin ekzekutiv të Wilton Park, Riçard Brixh, me të cilin biseduan për sfidat me të cilat përballen vendet e vogla.
ERSAN PAJAZITI
