Maqedoni

Drejtori i përgjithshëm i TRT-së viziton RTVM-në

02.07.2015 18:16

Drejtori i përgjithshëm i Televizionit turk, TRT, ka qëndruar sot për vizitë në RTVM...

Në takimin me udhëheqësinë e Servisit Publik në Maqedoni është biseduar për thellimin e bashkëpunimit.
 
Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i RTVM-së, Harun Ibrahimi, thekson se marrëveshja ka për qëllim jetësimin e marrëveshjes me TRT-në dhe televizionet tjera të rajonit të cilat kanë për qëllim që të gjitha radio-televizionet publike të rajonit të afirmojnë vlerat, kulturat dhe të arriturat e popujve.
 
“Ne me këtë rast duam të rikujtojmë protokollet e realizuara deri më tani me Televizionin e Maqedonisë dhe të njëjtat duam t’i zgjerojmë. U takova me stafin gjeneral të TVM2 me qëllim që të përforcohet bashkëpunimi i deritanishëm. Shpresoj se në të ardhmen do t’i realizojmë të gjitha planet e parapara”- tha drejtori i përgjithshëm i TRT-së, Shenoll Goka.
 
“Vizita e sotme e drejtorit të përgjithshëm të TRT-së, Shenoll Goka, në RTVM-së u realizua në kuadër të jetësimit të një marrëveshjeje të firmosur këtu disa vite më parë, jo vetëm midis TRT-së dhe RTVM-së, por edhe të shumë radio-televizioneve publike tjera në rajon. Kjo marrëveshje ka për qëllim që të gjitha radio-televizionet publike të rajonit të afirmojnë vlerat, kulturat dhe të arriturat e popujve. Këto emisione, qoftë ato të përgatitura së bashku midis radio-televizioneve publike apo të veçanta, do të transmetohen edhe nëpër radio-televizionet e të gjithë rajonit. Po ashtu, sot zotëri Goka paralajmëroi se së shpejti  TRT këtu në Shkup do të hapë edhe zyrën e vet, e cila do të jetë një link midis Shkupit, Ankaras dhe Stanbollit, dhe kjo do të mundësojë që në të ardhmen të kemi një bashkëpunim më të thellë midis dy radio-televizioneve”- deklaroi zëvendësdrejtori i RTVM-së, Harun Ibraimi.
 
REXHEP QAMILI