Pentagoni, rriten gjasat për luftë SHBA-Rusi-Kinë
Një raport i Pentagonit ka tërhequr vërejtjen për “gjasë të vogla, por në rritje” se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen në luftë me fuqitë e tjera botërore...

Një raport i Pentagonit ka tërhequr vërejtjen për “gjasë të vogla, por në rritje” se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen në luftë me fuqitë e tjera botërore, Rusinë dhe Kinën, dhe ka parashikuar konsekuenca që do të jenë “të pakufizuara”.
“Probabiliteti i involvimit në luftë ndërshtetërore me fuqi madhore është vlerësuar se është i vogël, por në rritje”- thuhet në raportin e Strategjisë Ushtarake Kombëtare për vitin 2015.
Rusia disaherë ka “demonstruar se nuk e respekton sovranitetin e fqinjëve të vet dhe se ka gatishmëri për ta përdorë forcën për t’i arritur qëllimet e veta”- thotë raporti.
Pentagoni, më tutje, e thekson praninë e trupave ruse në konfliktin në Ukrainë, megjithëqë Moska nuk pranon se e ka vendosur ushtrinë e saj në pjesën lindore të Ukrainës për ta forcuar kryengritjen separatiste.
Kina, po ashtu, është përmendur në raport si vend agresiv në rritje dhe që paraqet kërcënim për interesat e sigurisë së Shteteve të Bashkuara në botë, ku stabiliteti është i ndjeshëm.
