Botë
Kosovë, 25 vjetori i Deklaratës Kushtetuese të 1990-tës
02.07.2015 18:51
Kuvendi i Kosovës me një seancë solemne ka shënuar 25 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të Kosovës, e cila u lexua me 2 korrik të vitit 1990...

Në hapje të seancës kryeparlamentari, Kadri Veseli, vlerësoi se ajo deklaratë është një nga momentet më të rëndësishme të historisë kombëtare.
Ndërsa Ilaz Ramajli, kryetar i Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, tha se para dyerve të mbyllura të kuvendit dhe nën qiellin hapur, delegatët e atëhershëm shpallën Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova merr të drejtën për vetëvendosje.
