Maqedoni

Ahmeti nesër do të takohet me kongresmenin Engel dhe ambasadorin amerikan në Shkup, Bejli

02.07.2015 19:19

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti nesër do të takohet me kongresmenin Eliot Engel dhe ambasadorin e SHBA-së në Shkup, Xhes Bejli...

Në këto takime do të flitet për krizën politike në vend, e cila ka ngritur dukshëm tensione mes pushtetit dhe opozitës, raporton Zhurnal.
 
Nga ana tjetër ndihmës sekretarja shtetërore amerikane për çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Viktoria Nuland, më 13 korrik do të qëndrojë për vizitë në Shkup, merr vesh Plusinfo nga burime diplomatike.
 
Nuland në Shkup do të ketë takime me subjektet politike për të gjetur zgjidhje për krizën politike në vend. Vizita e saj në vend është nga vizitat e planifikuara në rajonin e Ballkanit./mia