Botë
Të paktën 97 të vrarë në një sulm të ri të Boko Haramit në Nigeri
02.07.2015 20:44
Të paktën 97 persona janë vrarë në sulmin e ri të militantëve të Boko Haramit...

Të paktën 97 persona janë vrarë në sulmin e ri të militantëve të Boko Haramit në një fshat në verilindje të Nigerisë, deklaruan sot dëshmitarët okularë.
"Sulmuesit kanë vrarë të paktën 97 persona", tha një banor të fshatit Kukava, ndërsa të njëjtin numër e ka konfirmuar edhe një peshkatar lokal, i cili ka qenë dëshmitar i sulmit.
Njerëzit janë vrarë derisa janë lutur në xhami ose kanë gatuar ushqim në shtëpitë e tyre.
Në luftimet me Boko Haramin, i cili dëshiron të krijojë kalifatin islamik, deri më tani jetën e kanë humbur 15.000 persona nga viti 2009, ndërsa rreth 1,5 milionë në verilindje të Nigerisë janë detyruar t'i braktisin shtëpitë e tyre.
Grupi kryen sulme edhe në shtetet fqinje, Çad, Kamerun dhe Niger./mia
