Maqedoni

Drejtori ekzekutiv i institutit britanik "Uilton Park", Riçard Burxh për vizitë në Maqedoni

02.07.2015 21:55

Më 1 dhe 2 korrik të vitit 2015, për vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë ka qëndruar drejtori ekzekutiv i institutit britanik Uilton Park, Riçard Burxh...

Më 1 dhe 2 korrik  të vitit 2015, për vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë ka qëndruar drejtori ekzekutiv i institutit britanik Uilton Park, Riçard Burxh, në ftesë të institutit për hulumtime gjeostrategjike dhe politikë të jashtme pranë Ministrisë për Punë të Jashtme të Republikës së Maqedonisë (IHGJP).
 
Në suaza të vizitës, mes IHGJP-së dhe Uilton Park është nënshkruar memorandum për bashkëpunim, Memorandumin e nënshkruan drejtori i IHGJP-së Abdulkadër Memedi dhe drejtori i Uilton Park, Riçard Burxh mbajti fjalim në tryezën e rrumbullakët me temën "Roli i vendeve të vogla  në botën asimetrike" në prani të përfaqësuesve të korit diplomatik në Republikën e Maqedonisë, opinioni akademik dhe diplomatë të shquar në Ministri.
 
Ngjarjen e hapi ministri Poposki, i cili theksoi se sot nuk është  e mundur  të lihet pas dore roli i vendeve më të vogla në sistemin botëror në kushte të lidhjes rajonale dhe vendosjes së bashkëpunimit  në plan ekonomik dhe politik, si dhe trendet botërore të globalizimit.
 
Theksi në fjalimin e drejtorit Burxh ishte vendosur në trendin e ristrukturimit dhe ndryshimit të barazpeshës në korrniza botërore, për problemet me të cilat përballen shtetet më të vogla, si dhe për përparësitë të cilat i kanë  në mendim të aftësisë më të shpejtë  për adaptim ndaj sfidave dhe ndryshimeve të pamëshirshme.
 
Ministri Poposki e shfrytëzoi rastin ta paralajmërojë edhe Konferencën ndërkombëtare me temën "Energy Security and Connectivity in South Eastern Europe", e cila në organizim të përbashkët mes të dy institucioneve është parashikuar të mbahet në tetor të vitit 2015, në suaza të kryesimit të Maqedonisë me IQE.
 
Uilton Park veçmë shtatëdhjetë vjet paraqet një nga qendrat udhëheqëse botërore për diskutim rreth çështjeve më të rëndësishme  nga politika ndërkombëtare  dhe është njëri nga forumet më të njohura për këmbim global në përvoja dhe qëndrime  me temat e vlerës globale dhe rajonale. Me këtë vizitë fillon edhe shënimi i 10 vjetorit të pranisë së Uilton Park në Republikën e Maqedonisë./mia