Botë
Pentagon: Është vrarë njëri prej anëtarëve më të lartë të Shtetit Islamik
03.07.2015 09:25
Armata amerikane kumtoi se gjatë një sulmi ajror të forcave të koalicionit në Siri është vrarë anëtari i lartë i Shtetit Islamik...

Ai ka ndihmuar për grumbullimin e mjeteve dhe transportin e armëve dhe vullnetarëve për grupin.
Në sulmin më 16 qershor ishte vrarë Tarik bin Tahar al Harzi, kumtoi Pentagoni,
Ai është vëllai i një ekstremisti tjetër të lidhur me sulmin ndaj misionit diplomatik të SHBA-së në Bengazi në vitin 2012.
Paraprakisht Pentagoni kumtoi se vëllai i Harziut ishte vrarë në sulmin ajror amerikan ndaj Mosulit më 15 qershor./mia
