Botë

MH17: Malajzia do gjykatë ndërkombëtare

03.07.2015 09:30

Malajzia ka thënë se do që të ngrejë një gjykatë ndërkombëtare, të mbështetur nga Kombet e Bashkuara...

Malajzia ka thënë se do që të ngrejë një gjykatë ndërkombëtare, të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, për të ndjekur penalisht të dyshuarit për rrëzimin e fluturimit MH17.
 
Aeroplani i kompanisë Malaysia Airlines është rrëzuar në korrik të vitit 2014, duke shkaktuar vdekjen e të 298 njerëzve në bord.
 
Ai ka qenë duke fluturuar mbi një territor në lindje të Ukrainës, i cili kontrollohej nga rebelët pro-rusë.
 
OKB ka konfirmuar se Malajzia ka paraqitur kërkesën për një rezolutë, në lidhje me fluturimin MH17.