Botë

Masakra e Srebrenicës, nis Marshimi i Paqes në Bosnjë-Hercegovinë

03.07.2015 10:33

Në Bosnjë dhe Hercegovinë ka nisur sot Marshimi i Paqes, një organizim i përvitshëm për të kujtuar vrasjet masive që kanë ndodhur në Srebrenicë, më 1995...

Kolona e njerëzve është nisur nga Sarajeva, ndërsa pritet të arrijë në Qendrën Përkujtimore “Potoçari” më datën 10 korrik.

Qytetarët zakonisht ecin rrugën e kundërt të rreth 15,000 burrave dhe djemve që kanë ikur nga ish-enklava e mbrojtur e OKB-së, kur ajo ka rënë në duart e ushtrisë serbe të Bosnjës, më 12 korrik, 1995.

Forcat serbe atëherë kanë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë.