Botë
Renxhi: Athina nuk do ta braktis eurozonën
03.07.2015 10:39
Kryeministri italian Mateo Renxhi deklaroi se Athina nuk do të largohet nga eurozona pavarësisht nga rezultati...

Kryeministri italian Mateo Renxhi deklaroi se Athina nuk do të largohet nga eurozona pavarësisht nga rezultati i referendumit në Greqi gjatë kësaj fundjave.
"Unë besoj se Greqia nuk do ta braktisë euron. Do të bëjë gjithçka që të mundet të arrihet një marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë", tha Renzi për RAI-1.
Referendumi që duhet të mbahet të dielën në Greqi ka ndarë banorët e atij vendi pasi shumica prej tyre nuk janë gati të thonë "po" për të kursyer e as "jo" për Evropën si ndihmë që vendi të dalë nga kriza financiare.
Qeveria greke beson se votimi "jo" në referendum hedh poshtë propozimin e fundit nga ana e kreditorëve të huaj që do ta përforconte pozitën e tyre në negociatat me treshin e kreditorëve.
Qeveria ka deklaruar dje se mund të japë dorëheqje në qoftë se ajo nuk merr mbështetje në referendum./mia
