Botë

Nga Qendra për siguri të Malit të Zi janë vjedhur 20 snajper dhe municion

03.07.2015 11:28

Nga depoja e policisë në ndërtesën e cila më parë ka qenë Qendra për siguri në Podgoricë, janë vjedhur 30 snajper...

Nga depoja e policisë në ndërtesën e cila më parë ka qenë Qendra për siguri në Podgoricë, janë vjedhur 30 snajper dhe një sasi e konsiderueshme e municionit, konfirmuan në MPB të Malit të Zi.
 
Inspektorët kanë marrë në pyetje informative disa kolegë të tyre dhe roje të depos të cilët i pasur çelësat. Tani për tani askush nuk është zyrtarisht i dyshimtë.
 
Policia vlerëson se pushkët të cilët përveç snajper kishin edhe shurdhues, kanë përfunduar në tregun ilegal.
 
"Pas zhvendosjes së QS në Podgoricë në lokale të reja në Drejtorinë e policisë, një pjesë nga armët ka mbetur në depo. Aty ka pasur  snajper dhe shurdhues, si dhe rreth 10.000 copë municione të ndryshme", deklaroi për Dan një bashkëbisedues nga policia./mia