Maqedoni

Kriza politike, liderët politik sërish në tavolinën e përbashkët

03.07.2015 12:30

Liderët e katër partive më të mëdha në vend, ditën e sotme përsëri do të ulen në një tryezë të përbashkët për të biseduar për zgjidhjen e krizës politike.

Gjatë këtij takimi pritet të arrihet marrëveshja finale mes pozitës dhe opozitës rreth një qeverie kalimtare, e cila do t’i përgatiste dhe realizonte zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të paralajmëruara me marrëveshjen e 2 qershorit.

Raundi i sotëm i bisedimeve do të monitorohet, ashtu si dhe herave tjera, nga ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve në Shkup, Aivo Orav dhe Xhes Bejli. Këta të fundit, këtyre ditëve kanë zhvilluar takime intensive në selitë e partive parlamentare në Maqedoni.

Marrëveshja që do arrihet parasheh reformimin e sistemit të drejtësisë, reformat në planin e integrimeve euroatlantike, si dhe shumë çështje tjera të cilat e tangojnë vendin.