Botë

Franca e hodhi poshtë kërkesën e Xhulian Asanzhit për azil

03.07.2015 13:47

Pallati i Eliseut reagoi shumë shpejtë dhe përmes një kumtese me shkrim dha përgjigje negative për kërkesën publike të themeluesit të Uikiliks-it Xhulian Asanzh...

Pallati i Eliseut reagoi shumë shpejtë dhe përmes një kumtese me shkrim dha përgjigje negative për kërkesën publike të themeluesit të Uikiliks-it Xhulian Asanzh të dërguar përmes gazetës "Le Mond" në të cilën kërkon nga Franca që t'i japë azil, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Parisi.
 
"Është i nevojshëm shqyrtim i thelluar i kërkesës, duke i pas parasysh elementet juridike dhe situatën materiale të Asanzhit, Franca nuk mund ta kënaq kërkesën e tij. Situata e Asanzhit nuk paraqet rrezik urgjent për të", thuhet në kumtesën e Pallatit të Eliseut, në të cilën sqarohet se kundër Asanzhit është dhënë urdhër evropian për arrestim.
 
Në letrën e hapur të publikuar në gazetën "Le Mond", themeluesi i Uikiliks-it i bën thirrje presidentit francez Fransoa Oland dhe Francës që ta pranojnë kërkesën e tij për azil, sepse siç pohon jeta e tij është "në rrezik".
 
"Si vend anëtar i Bashkimit Evropian, si shtet i angazhuar gjatë historisë së tij në luftën për vlerat që janë edhe të mijat, si fuqia e pestë botërore, si vend i cili ma ka shënuar jetën dhe në të cilin kam jetuar një pjesë të tij, Franca mund, nëse dëshiron, të veprojë. Jeta ime tani është në rrezik, zotëri president, edhe integrimi im fizik dhe psikologjik është... rrezikuar.  
 
Vetëm Franca, tani është në gjendje të ma ofrojë mbrojtjen e nevojshme nga... ndjekja politike, në të cilën jam ekspozuar sot, shtoi ai./mia