Botë

Regjistrohen 13 kërkesat e para për azil

03.07.2015 14:14

Janë regjistruar 13 kërkesat e para për azil në Maqedoni pasi hynë në fuqi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme...

Siç kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), kërkesat kanë të bëjnë me 17 persona prej të cilëve 13 të rritur dhe 4 fëmijë, gjashtë burra dhe shtatë gra. Të gjithë nga Siria të moshës prej 19 deri më 57-vjeç.
 
Bashkë me orën tetë të mëngjesit, në njëzetë e katër orët e kaluara MPB lëshoi 992 vërtetime të reja për ta shprehur qëllimin për shtrimin e kërkesave për njohjen e të drejtës së azilit të shtetasve të huaj të cilët në mënyrë ilegale hyjnë në territorin tonë.
 
Duke i përfshirë këto, në periudhën prej 19.06.2015 deri 03.07.2015, janë lëshuar vërtetime të gjithsej 7.386 shtetasve të huaj prej të cilëve 5.786 të gjinisë mashkullore, 939 femra, 651 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e konfirmimit, si edhe dhjetë fëmijë të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për shtrimin e kërkesave për njohjen e të drejtës së azilit.
 
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë lëshuar vërtetime, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë (4.863), Afganistanit (698), Irakut (440), Pakistanit (337), Somalisë (268), Kongos (238) dhe Palestinës (195), ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.
 
Deri në orën 17 dje, tre ekipe mobile të Kryqit të Kuq u kanë ofruar ndihmë të parë rreth 360 personave në stacionet hekurudhore në Gjevgjeli dhe Tabanoc, rreth 200 intervenime personave në Tabanoc. Janë distribuuar 360 shishe me ujë dhe tetë paketime pelena në vendkalimet kufitare dhe 54 shishe në stacionin hekurudhor në Gjevgjeli. Është realizuar transporti i dy fëmijëve dhe tre të rriturve në Spitalin e përgjithshëm në Gjevgjeli prej ku, pas ndihmës së dhënës janë kthyer në stacionin hekurudhur.
 
Gjatë ditës Ministria e Shëndetësisë kreu dezinfektim në Kumanovë në vagonë, më pas dezinfektimin e vagonëve në Tabanoc prej 400 metra katrorë, dezinfektim në Shkup në 800 metra katrorë dhe dezinfektim në Gjevgjeli në 1.300 metra katrorë sipërfaqe në stacionin hekurushor dhe stacionin e autobusëve.
 
Në IP Qendrën për pranimin e azilkërkuesve në regjistrin ditor të azilkërkuesve për sot janë evidentuar gjithsej 44 azilkërkues, prej të cilëve 28 burrra, 10 gra dhe 6 persona minorenë me shoqërimin e tutorit. Nga numri i përgjithshëm i të pranishmëve, tre janë me lëndime në ekstremitetet e poshtme (dy burra dhe një grua), ndërsa shtatzëna dhe të mitur pa shoqërimin e tutorit nuk ka./mia