Botë

Kolumbi, bombat lëndojnë 8 persona

03.07.2015 14:55

Tetë persona janë lënduar pas shpërthimit të dy bombave në kryeqytetin kolumbian, Bogota...

Autoritetet kolumbiane besojnë se cak i këtyre sulmeve ishte pansioni privat, Porvenir. Deri tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Edhe policia në anën tjetër ende nuk ka arrestuar ndonjë person apo fajësuar ndonjë grup, transmeton Klankosova.

Këto zhvillime detyruan presidentin e këtij vendi, Juan Manuel Santos, që urgjentisht të kthehet në shtetin e tij, duke lënë anash konferencën në të cilën po diskutohej për tregtinë rajonale, e cila po mbahej në Peru, raportojnë mediat ndërkombëtare.

REJHANE BUSHI - METAJ