Futboll

Zyrtare: Falcao për një vit te Chelsea

03.07.2015 15:44

Chelsea ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Monacon për transferimin e sulmuesit Radamel Falcao, në formë huazimi për një stinor...

Reprezentuesi kolumbian do të jetë pjesë e ekipit të Jose Mourinhos për sezonin 2015-16.
 
“Jam shumë i lumtur që do të transferohem në Chelsea dhe mezi pres t’i filloj stërvitjet dhe t’i ndihmoj ekipit të mbroj titullin në ligë dhe të jetë i suksesshëm në Evropë”, është shprehur ai.
 
Falcao në edicionin e kaluar ishte i huazuar në Manchester United, njëashtu nga Monako, ndërsa para se të luaj në Francë, në Evropë ka luajtur edhe për Atletiko Madridin dhe Porton, ku ishte transferuar nga River Plate argjentinase.