Botë
Tramp: Nëse Gjermania nuk arrin, në fund Putin do ta shpëtojë Greqinë
03.07.2015 16:02
SHBA-ja nuk duhet të përzihen në krizën financiare greke...

SHBA-ja nuk duhet të përzihen në krizën financiare greke, deklaroi miliarderi dhe kandidat për president amerikan Donald Tramp në intervistë për televizionin "Foks biznis".
"Nuk do të përzihesha dhe në mënyrë tepër aktive të marrë pjesë...Gjermanisë do t'ia lëshoja të dalë në fund me problemin. Ne kemi mjaft probleme tona", deklaroi Tramp, duke u përgjigur në pyetjen e udhëheqëses "Çka duhet të ndërmarrë SHBA-ja në lidhje me situatën në Greqi".
Sipas tij, SHBA-ja nuk duhet të harrojë se "tërë situata me euron" është krijuar që të mundet t'i konkurrohet SHBA-së.
"Gjermania do të kujdeset për këtë. Të bëhemi të sinqertë, Vlladimir Putin me siguri do të përfshihet dhe do ta shpëtojë situatën (në Greqi), nëse Gjermania nuk arrin ta bëjë. Ashtu që mendoj se Greqia do të jetë në situatë më të mirë se sa që supozojnë njerëzit", tha kandidati presidencial dhe shtoi se SHBA-ja nuk mund të përzihen në çdo problem.
Borxhi i tërësishëm i Greqisë, sipas të dhënave të Ministrisë greke të Financave prej më 1 prill të vitit 2015, është 312,7 miliardë euro./mia
