Ekonomi
Komuniteti i biznesit takon Engell, zhvillimi i ekonomisë në qendër të takimit
03.07.2015 17:26
Komuniteti i biznesit në vend bashkë me ambasadorin e ShBA-ve, Xhes Bejli, dhe kongresmenin amerikan, Eliot Engell...

Komuniteti i biznesit në vend bashkë me ambasadorin e ShBA-ve, Xhes Bejli, dhe kongresmenin amerikan, Eliot Engell, në një drekë pune biseduan për zhvillimin ekonomik, si dhe nevojën e hapjes së vendeve të reja të punës.
Nikoqiri i takimit, biznesmeni, Lazim Destani, theksoi rolin e ekonomisë në zbutjen e varfërisë, por edhe rregullimin e politikës.
“Zhvillimi ekonomik e zbut edhe e rregullon politikën. Sa më shumë të shtohen vendet e punës, sa më shumë të rritet zhvillimi i ekonomisë, besoj se ajo është një zbutje e gjithë problemeve, kurse falënderoj me kënaqësi të madhe zotin Engëll, i cili ka bë shumë për popullin tonë dhe është aktiv këtu dhe gjithandej”- deklaroi pronari i “Ecolog”, Lazim Destani.
Kongresmeni amerikan, Engell, shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, me qëllim që ShBA-të të sigurohen se situata në Ballkan po merr drejtimin e duhur.
“Populli amerikan i llogaritë si miq dhe partnerë të tyre popullin në Maqedoni. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për t’u siguruar se punët në Ballkan po shkojnë mirë dhe njerëzit mund të sjellin në pah potencialin e tyre”- tha kongresmeni amerikan, Eliot Engell.
Në këtë takim është biseduar edhe për zhvillimin e ekonomisë në nivel rajonal.
MERAL ISMAILI
