Sportet E Tjera
Blerina e pafat në europianin e xhudos në Sofje
03.07.2015 17:30
Xhudistja shqiptare që përfaqëson Gjermaninë, Blerina Seferi (52kg), aspak nuk ka pasur fat në kampionatin europian për kadet në Sofje të Bullgarisë...

Xhudistja shqiptare që përfaqëson Gjermaninë, Blerina Seferi (52kg), aspak nuk ka pasur fat në kampionatin europian për kadet në Sofje të Bullgarisë, pasi në gjysmëfinale edhe pse ishte në epërsi ndaj çekes, Suzan, në fund u desh të pajtohet me eliminim, pasi u lëndua rëndë në këmbë.
Në xhiron e parë “Bleri”, e cila debutoi në këtë evropian, mposhti sllovenen Kaja Kajzer me ippon.
“Gara filloj mirë për mua, pasi në xhiron e parë mposhta sllovenen lehtësisht me ippon, dhe kur mendova se asgjë nuk do me ndal ne grupin B, erdhi befasia duke i lënduar tre gishtat e këmbës që më bëri dhe të pranoj eliminimin”, u shpreh Seferi e mërzitur për shansin e humbur.
Shqiponja e Shipkovicës është pjesë e pandarë e sportit kështu që nuk do të ndalet këtu, por do të vazhdoj të kërkoj medaljet nga evropianet dhe botëroret e ardhshme.
Në karrierën e saj ajo ka shumë medalje të fituara nga turne të fuqishme eeropiane, kupa si dhe kampionati ballkanik.
