Botë
Greqi, protesta të dhunshme, protestuesit përleshen me policinë
03.07.2015 17:45
Disa qindra anarkistë u përleshën me policinë greke gjatë natës...

Ndërsa sot, mijëra grek dolën në protestat në dy manifestime, njëri në mbështetje të një “po”-je për masat shtrënguese dhe tjetra për “jo”-në ndaj këtyre masave të propozuara nga huadhënësit ndërkombëtarë në këmbim të vazhdimit të planit të ndihmës financiare, por situata eskaloi dhe policia arrestoi disa të rinj, ndërsa në rrugët e lagjes Eksarqia disa makina të parkuara u dëmtuan nga gurët që demonstruesit hodhën në drejtim të forcave të rendit.
Tensionet në sheshin kryesor të Eksarqias zgjatën për disa orë mbrëmjen e së enjtes dhe vazhduan gjatë gjithë ditës sot.
Protestuesit të revoltuar dogjën në mes të sheshit flamurin e BE-së.
Ndërkohë, autoritetet greke thanë se kanë vënë në alarm mijëra forca të rendit për të parandaluar aktet e dhunës gjatë tubimit. Qytetarët mbetën të ndarë për fatin e Greqisë.
"Të dielën, Greqia do të mbetet në Evropë. Se sa unë e di, të gjithë do të votojnë ‘po’, edhe ata që tani thonë ‘Jo’”- tha punonjësi në sektorin privat.
"Kam votuar për Syriza dhe unë do ta mbështes deri në fund. Kjo është ajo që unë duhet të them. Unë do të votoj ‘jo’, sepse mua nuk më pëlqen shantazhi"- theksoi një qytetar.
"Unë nuk besoj prej të hënës çdo gjë do të jetë në rregull dhe e lehtë në vazhdim e sipër, por unë e mbështes kryeministrin, Tsipras"- u shpreh një qytetar.
“Qeveria e majtë e Greqisë u ka kërkuar haptazi grekëve të votojnë për ‘jo’”- tha një qytetar.
Kryeministri, Aleksis Tsipras, ka lënë të kuptohet se ai do të japë dorëheqjen në rast të një votë "po". Zyrtarët e qeverisë greke thonë se një votë "jo" do të forcojë dorën e bisedimeve të Greqisë me kreditorët, një perspektivë që politikbërësit e Eurozonës kanë mohuar kategorikisht.
Qeveria Tsipras ka thënë se menjëherë do të rifillojë bisedimet me kreditorët. Ndërsa Partia në pushtet, Syriza, u ka bërë apel personave që duan të votojnë për “jo” në referendumin e së dielës, të protestojnë ndaj lëvizjeve të Bashkimit Evropian dhe masave të bllokimit të programit të ndihmës për Greqinë.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
