Maqedoni
Në Spitalin e Syve u ndanë 10 vendime për punë
03.07.2015 18:12
Në Spitalin e Syve në Shkup u ndanë vendime pune të përhershme për 10 punëtorë të cilët brenda 2 apo 3 viteve të kaluara kanë qenë të punësuar me kontrata në vepër...

Në Spitalin e Syve në Shkup u ndanë vendime pune të përhershme për 10 punëtorë të cilët brenda 2 apo 3 viteve të kaluara kanë qenë të punësuar me kontrata në vepër, tha drejtori i Spitalit të Syve, Iljaz Ismajli.
“Jam shumë i gëzuar që na u dha rasti që nëpërmjet ligjit që kaloi në Qeverinë e RM-së të transformimit të vendimit nga kontrata në vendim të përhershëm të punës që sot të punësuarve me kontrata tua bëjmë realitet, gjegjësisht t’u japim vendime të përhershme për punë dhe besoj që do të vazhdojnë në mënyrë të njëjtë me punën nga shkaku se kanë qenë punëtorë shembullorë dhe besoj që vendimet t’u japin edhe një pretekst që të jenë edhe më të mirë në të ardhmen”- deklaroi drejtori në Spitalin e Syve, Iljaz Ismajli.
Edhe punëtorët shprehen të kënaqur më rastin e marrjes së vendimeve, sepse një herë e përgjithmonë zgjidhet statusi i tyre i punës.
“Gati tre vite që presim për vendim, faleminderit shtetit që e solli këtë ligj, është një moment emocionues”- tha Bujamin Jakupi.
“Sot është një ditë shumë e lumtur për mua dhe emocionuese, pasi që sot morëm dhe vendimin për punë, pa vendim punova gati një vit e gjysmë”- theksoi Ramize Abdullahi.
Drejtori i Spitalit të Syve tha se këta punëtorë i kanë merituar vendimet, sepse punën sa kanë qenë me kontratë e kanë bërë në mënyrë profesionale.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
