Maqedoni

Tetovë, zhvillohen punimet për ujësjellësin

03.07.2015 18:28

Ministri i Ekologjisë, Nurhan Izairi, së bashku me kryetaren e Komunës së Tëtovës, Teuta Arifi...

Ministri i Ekologjisë, Nurhan Izairi, së bashku me kryetaren e Komunës së Tëtovës, Teuta Arifi, ishin prezent dhe ndjekën nga afër aktivitetet dhe punimet që po i zhvillonte ndërmarrja për realizimin e fazës së dytë të ndërtimit  të  kanalit të ujësjellësit për Tetovën.
 
Pjesa  e ujësjellësit përfshin disa kilometra tubacion nga rezervuari grumbullues – “Leshnicë” deri te rezervuari grumbullues – “Studena Rekë”, me çka do të sigurohen në mënyrë plotësuese 200 litra ujë në sekondë për banorët e Tetovës.
 
Arifi dhe Izairi theksuan së ky problem i kamotshëm i qytetit të Tetovës për ujë shumë shpejt do të zgjidhet dhe se banorët e Tetovës do të furnizohen me ujë 24 orë pa ndërprerje dhe kjo gjë do të ndodhë shumë shpejtë.
 
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi.
 
VISAR SADIKI