Maqedoni

Në kazermën e Velesit betim solemn i gjeneratës së 26-të të ushtarëve në shërbim vullnetar në ARM

03.07.2015 19:54

Në qarkun e kazermës "Alekso Demnivski-Bauman" në Veles sot betim solemn dhanë ushtarët nga gjenerata e 26-të e shërbimit vullnetar në ARM...

Njëqind e njëzet e tre ushtarë nga kjo gjeneratë, mes të cilëve edhe gjashtë femra, në Qendrën për Stërvitje Individuale - QSI  pranë Komandës për stërvitje në kazermën në Veles duhet ta kalojnë stërvitjen themelore tremujore ushtarake.
 
Në solemnitetin fjalim mbajti edhe zëvendësministri i Mbrojtjes Ilmi Selami, i cili theksoi se bazën nismëtare për angazhimin e tyre në njësitet e ARM-së, por edhe për hyrjen në profesionin ushtarak, do ta fitojnë në kazermën në Veles, si dhe në regjimentet, ku do të përfitojnë njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme.
 
"Bëhuni krenar që jeni pjesë e ARM-së" u tha Selami. 
 
Duke ua uruar betimin e dhënë, zëvendëskomandanti i Komandës për stërvitje, koloneli Lupço Petrovski i informoi ushtarët e rinj se përveç në garnizonin e ARM-së në Veles, përkohësisht do të sistemohen edhe në garnizonet tjera në vend./mia