Botë
Dy raketa të gjuajtura nga Sinaji kanë rënë në Izrael, nuk ka viktima
03.07.2015 20:20
Dy raketa pasdite janë gjuajtur nga Gadishulli Sinaj...

Dy raketa pasdite janë gjuajtur nga Gadishulli Sinaj, në Egjipt dhe kanë rënë në pjesën jugore të Izraelit, transmetuan mediat franceze.
"Nuk ka viktima dhe dëme materiale", sqaroi zëdhënësi i armatës izraelite.
Raketimi është kryer dy ditë pasi që islamikët kanë kryer seri sulmesh mbi pozicionet ushtarake egjiptiane në Sinaj, në të cilat, sipas burimeve të ndryshme, kanë humbur jetën të paktën dhjetë persona./mia
