Ndahen dëftesat me emrin e Hasan Prishtinës
Për arsimtarët, prindërit dhe nxënësit e shkollës fillore Hasan Prishtina sot ishte një ditë e vecantë meqë këtë vit dëfetasat nxënësit i morrën me emrin e revolucionarit të shquar që luftoi për lirinë dhe pavarësin e atëdheut Hasan Prishtina...

Është obligim për të gjithë punonjësit e arsimit që me përkushtim të punojnë ashtu sic edhe vizionari Hasan Prishtina kontriboi për kombin shqiptar u tha me këtë rast.
“Sot edhe zyrtarisht dëfetsat janë me emrin e Hasan Prishtinës aq sa na gëzon dhe kënaq kjo mendoj që në të njejtën kohë është edhe përgjegjësi për udhëheqësinë e shkollës sepse tash e tutje ju përfaqësoni këtë emër të madh dhe ky emër mund të përfaqësohet me standarde të larta arsimim cilësor sepse vetëm kështu mundet ti dalim hakut kti emri dhe personaliteti sic është Hasan Prishtina” – tha kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
“Tash e kemi rradhën ne, emri u ndryshua dhe këtë emër të korrim suksese sepse emrin e kemi të madh të Hasan Prishtinës” – tha drejtoresha e SH.F “Hasan Prishtina”, Luljata Qerimi.
“Hasan Prishtinës më së miri po idel hakut Komuna e Çairit me aktivitet që po organizon dhe uroj që nxëxnësit që dalin nga kjo shkollë të jenë vazhdimësi e frymës hasaniste dhe një ditë ta drejtojnë këtë komb dhe popull në unitet dhe integrim evropian” – tha nipi i Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina.
“Uroj që të keni shëndet dhe suksese në jetën dhe punën tuaj dhe sa mës humë shkolla shqipe dhe të mësohet shqip sepse e vetmja armë që do të na ndihmojë për të cuar përpara vizionin tonë është arsimimi” – tha Hisen Berisha, oficer i forcave të armatosura në Kosovë.
Ndërrimin e emrit të shkollës e kemi pritur me padurim thonë prindërit me shpresë se fëmijët e tyre do të korrin suksese në shkollë.
“Tash kemi dëftesë në emër të Hasan Prishtinës dhe mirë është dhe kjo ndikon pak po duhet punë si nga ana e mësuesve dhe nga ana e nxënësve” – tha një prind.
“Në të ardhmen këta fëmijë pasi janë edhe gjenerata e parë të korrin suksese edhe më të mëdha që këtë emër ta ngrisin edhe më lartë” – u shpreh një tjetër prind.
Delegacioni nga Kosova me në krye nipin e Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina falënderuan Komunën e Çairit për respektin që po i bëhet figurës kombëtare të Hasan Prishtinës dhe shkollës i uruan suksese të mëtejshme në avancimin e arsimit. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)
