Policia: Një nga grabitësit që vrau turistët çekë ishte pasagjer në makinën e tyre
Policia e Shkodrës njoftoi se mbrëmjen e së premtes rreth orës 20.00 ka marrë një telefonatë nga një shtetas ne fshatin Prekal të komunës Postrribe...

Sipas tij në rrugë kryesore ishte një mjet me dy shtetas te huaj (çekë) një djalë dhe një vajze të vrarë me armë zjarri automatik.
Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policisë. Grupi hetimor nga veprimet e para hetimore beri te mundur identifikimin e viktimave te cilat rezultojnë se janë shtetasit çekë Michael Svatos, 27 vjeç, nga Sufice Anna Kosinova, 36 vjeçe nga Klando. Ata udhëtonin me një automjet me targa çeke (4P8:9798).
Në automjet është gjetur një armë, automatik ndërsa jashtë automjetit janë gjetur nje krehër dhe rreth 30 m larg tij 2 gëzhoja rreth 10 m nga kreheri.
Ne drejtim te vendngjarjes janë nisur drejtoret e pergjithshem te policisë Ardian Cipa dhe Altin Qato si dhe grupet e Fnsh ku do krihet e gjithë zona. Po punohet për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes si dhe evidentimin dhe kapjen e autoreve. Dyshohet se njeri nga autoret mund te këtë qene duke udhëtuar me viktimat. Policia thotë se po vijon këqyrja e automjetit i cili është ne gjendje te përmbysur.
