Baer: Të gjithë po presim liderët të zgjidhin krizën
Partitë politike janë aktorët kryesorë që mund t’a nxjerrin vendin nga kriza dhe kusht kryesor për këtë është implementimi i marrëveshjes së 2 qershorit...

Kështu për televizionin tonë vlerëson ambasadori austriak Tomas Mihael Baer.
“Te gjithe jemi duke pritur partitë politike, në vecanti edhe dy negociatorët kryesor dhe të tjerët të përfshirë në negociata, të implementohet marrëveshja e dy qershorit, e cila për kohën kërkon që të gjitha partitë të punojnë në mënyrë që të dalin nga kriza politike” – tha ambasadori austriak, Tomas Mihael Baer.
Lidhur me kontestin e emrit, ambasadori Baer vlerëson se cështja kërkon kompromis nga Shkupi dhe Athina. Sa i përket bashkësisë ndërkombëtare ne duhet t’a shohim realitetin dhe realiteti ështe se ne jemi shumë të angazhuar, vecanërisht BE dhe miqt tanë amerikanë, thotë diplomati, Baer.
“Çështja e emrit është cështje që duhet zgjidhet nga të gjithe ne, është pjesë e programi të BE-së dhe ne të gjithë anëtarët e BE-së jemi disi të thirrur të ndihmojnë dy shtetet për të tejkaluar këtë krizë me qëllim që Maqedonia të bëhet anëtare fuqiplote e BE-së. Austria ka pozicion të qartë se Maqedonia duhet të bëhet anëtare e BE-së sa më shpejt që është e mundur por për fat të keq gjashtë vite me rradhë nuk ka mundur të plotësojë kushtet e KE-së për të filluar negociatat për integrim. Por gjithashtu mendojmë se pa zgjidhjen e krizës politike rekomandimi nga BE për fillimin e bisedimeve nuk do të jetë e lehtë ti jepen Maqedonisë” - tha ambasadori austriak, Tomas Mihael Baer.
Ky shtet është i bekuar për nga nga multidisiplinia etnike dhe vendit i nevojitet kompromis më i madh për të ruajtur e begatisë multidisplinore dhe popujt të jetojnë në mënyrë paqësore me diversitete kulturash, tha në mesazhin e tij ambasadori në ikje i Austrisë Mihael Baer. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
