MPPS, lokacione për çerdhe private
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale së shpejti do të ofrojë lokacione atraktive në suaza të shkollave në Shkup dhe komunat më të mëdha në vend për hapjen e kopshteve private...

Lokacionet do të ofrohen me çmim fillestar nga 1 euro për metër katror me komunale të zvogëluara për 95 për qind për dallim nga viti i kaluar. Këtë e paralajmëroi ministri resor Dime Spasov, i cili tha se qëllimi I proektit është të përkrahet sektori privat.
Ai theksoi se jo vetëm që rritet kapaciteti, por gjithashtu këto kopshte private për fëmijë hapin vende të reja të punës dhe se në këto 20 kopshte të reja private punojnë mbi 150 persona, të cilat janë hapur viteve të fundit.
Spasov potencon se krahas investimeve të Ministrisë në institucionet komunale publike, në objekte të reja, për kopshte të fëmijëve në suaza të shumë komunave planifikohet hapja e 40 kopshteve në periudhën katër vjeçare, përkatësisht nga dhjetë objekte në vit.
