Nikoliq lut Rusinë për veto ndaj rezolutës për Srebrenicën
Presidenti serb, Nikoliq i ka shkruar një letër presidentit rus Vladimir Putin, me të cilën i lutet që Rusia të vendos veto, në rezolutën britanike për Srebrenicën...

Sipas tij miratimi i nje rezolute të tillë nuk i kontribuon pajtimit dhe se fajin e hedh vetëm në njërën palë. Keshili i Sigurimit të OKB-së do ta shqyrojë këtë projekt rezolutë në mbledhjen e radhës e cila, sipas të gjitha gjasave, do të mbahet me 7 korrik.
Ambasadori britanik, në OKB paraprakish ka thënë se rezoluta e vendit të tij “do t’i përkujtojë viktimat e gjenocidit të Srebrenicës dhe ata që vuajtën në të gjitha anët e luftës”.
Rusia e ka kritikuar propozim-rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë duke e vlerësuar si përçarëse dhe ka paralajmëruar se do ta paraqes tekstin e saj, me rastin e shënimit të 20 vjetorit të kësaj masakre.
