Grekët nesër në referendum “PO” ose “JO” marrëveshjes me kreditorët
Grekët nesër do të votojnë në referendum, për ti thënë po, ose jo pakos së kreditorëve europjan...

Para referendumit të nesërm në athinë u mbajtën dy referendum të mëdha. Në sheshin sintagma, rreth 25 mijë përkrahës të qeverisë konfirmuan jonë e kërkuar nga Kryeministri, Aleksis Tsipras.
“Sonte nuk po protestojmë, por po festojmë, po festojmë fitoren e demokracisë. Çfardo që të ndodhë të hënën ne do të festojmë.Greqia po përcjell porosinë e dinjitetit dhe krenarisë” – tha kryeminsitri i Greqisë, Aleksis Tsipras.
Ndërsa edhe më i ashpër ka qenë Ministri grek i Financave, Varoufakis i cili ka akuzuar kreditorët ndërkombëtarë për “terrorizëm”.
Ai ka thënë se kreditorët, ku përfshihet Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka “detyruar” Greqinë që të mbyllë bankat dhe të “mbjellë frikë tek njerëzit” dhe sipas tij, ky fenomen quhet “terrorizëm”. Ndërsa në stadiumin e Panatinaikos u mlodhën mbështetësit e opozitës për ti thënë po europës dhe jo qeverisë së kryeminsitrit Tsipras.
Kryetari i Athinës Kaminis, tha se referendum është i dëmshëm për vendin.
“Patjetër të luftojmë për vend progresiv me perspektive, do të votojmë po dhe të nesërmen të bashkuar do të fillojmë rindërtimin e vendit” – tha kryetari i Athinës, Jorgos Kaminis.
Edhe kreu i opozitës, Antonis Samaras ka deklaruar se, kryeministri Tsipras kërkon të ndryshojë ecurinë europiane të Greqisë.
Qytetarët nga ana tjetër shprehen të ndarë.
“Të dielen Greqia mbetet në Evropë të gjith do të votojnë po, është vështirë e qeveria po luan lojra”.
“Të gjithë kanë mendime por çështja nuk qëndron aty.Duhet të themi çfar duam, nëse ti vendosim jetërat tona në hipotekë në 50 vitet e arhdëshme, apo të mundohemi” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar grek.
Disa orë para votimit, 3 sondazhe të fundit tregojnë se të dyja mundësitë kanë pothuajse të njëjtën përqindje.
Sondazhi i kryer nga Instituti “ALCO”, bën të ditur se kampi që pritet të votojë “po” është ngjitur në rreth 44,8%, kundrejt kampit që pritet të votojë “jo” me 43,4%.
Por nëse grekët i thonë jo marrveshjes me kreditorët atëher Greqia rrezikon të mbetet jash eurozonës. Ndërsa nëse votohet për, atëher kryeminsitri Tsipras ka premtuar se do të largohet dhe do të lejojë që qeveria e re të ndërmarrë shkrutimet e shpenzimeve të propozuara nga ndërkombëtarët. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
