Spitalet në Tetovë, Shtip dhe Manastir shëndërrohen në qendra rajonale

04.07.2015 16:10

Klinikat spitalore në Tetovë Shtip, Manastir do të shndërrohen në qendra rjaonale ku do të dërgohen një numër i madh i pacientëve të cilët jetojnë jashtë kryeqytetit...

Për momentin Ministria e Shëndetësisë punon në përforcimin e kapaciteteve në shumë specializime të ndryshme  në spitalet e përgjithshme në shtet.

Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov potencoi se nga fillimi i vitit deri tani janë krijuar 28.219 udhëzime nga institucionet shëndetësore publike nga qytetet tjera drejt klinikës në Shkup dhe Spitalin e përgjithshëm të qytetit në Shkup.

Ndaj bazës së këtyre të dhënave, sqaroi Todorov, Ministria ka përgatitur analiza detajore për nevojat e përforcimit të specializimeve të veçanta në nivel të spitaleve.

“Fillimisht do ti përfshimë Klinikat si qendra rajonale mjekësore tek të cilat gravitojnë banorë nga tërë rajoni dhe më pas gradualisht do ti përfshimë edhe të gjitha spitalet e përgjithshme në tërë vendin. Këto masa do të sigurojnë benefit të dyfishtë nga njëra anë pacientët shërbimet shëndetësore do ti përfitojnë afër vendibanimeve dhe Klinikat në Shkup do të kenë numër më të madh të termineve të lira” – u shpreh ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov.

Zbatimi i kësaj praktike do të fillojë nga klinika spitalore në Shtip, e cila kujdeset për shëndetin e 250 mijë banorëve nga rajoni lindor dhe paraqet qendër rajonale në territorin e Maqedonisë lindore. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)