Në Dibër shënohet dita e pavarësisë së SHBA-ve
Perkrahja e dhene shqiptareve nga populli amerikan bëni që “ideja që ndryshoi botën” pra 4 korriku dita e shpalljes së pavarësisë së SHBA-së e vitit 1776 të mbahet sot në Dibër manifëstimi i paradës së mototirstëve, të organizuar nga Klubit i motoçiklisteve IIlyrian club nga Dibra dhe Klubit rinor nga shoqata CSCD, të cilët festës së madhe të pavarësisë së SHBA-ve i dhanë jetë e krenari dibrane...

Sheshi Skënderbe gumëzhonte nga zhurma e motorëve të cilët lartë përcollën tymin dhe mesazhin e një shënimi të rëndësishëm sa për kombin amerikan poashtu edhe për atë shqiptar.
Gjatë hapjes së paradës u nënvizua se Forca e vërtetë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk vjen as nga shkalla e pasurisë dhe as nga forca e armëve, por nga fuqia e idealeve të amerikanëve, që nënkuptojnë demokracinë, lirinë dhe shpresën për ta pasur Amerikën gjithmonë të papërkulur dhe të suksesshme.
Do të deshim që këtë lajm të 4 korrikut ditës së shpalljes së pavarësisë së SHBA-ve nga Dibra qytet ky i cili mbi gjysmën e popullatës e ka në SHBA ta përmbyllim me fjalën e presidentit historik të Kosovë zotit Ibrahim Rugova i cili, pati thënë se: "Ne shqiptarët i duam amerikanët, sepse ata na dhuruan lirinë, që ne e dëshironim – pikërisht për këtë ka një respekt ideal. Me Amerikën ne jemi të vegjël, por miq të mëdhenj që mund të bëjmë edhe punë të mëdha". (Atli Dema, TVM2)
