Vrasja e turistëve çek, policia merr në pyetje 35 persona
Por një lajm jo i mire për turizmin në Shqipëri padyshim është vrasja e dy turistëve çek...

Hetimet për vrasjen e dy turistëve mbrëmjen e së premtes në afërsi të fshatit Prekal në zonën e Dukagjinit në Shkodër, panë dëshmuar se turistët janë vrarë me plumba pas koke.
Kjo përforcon dyshimet se një nga autorët kryesorë të kësaj ngjarjeje ishte personi që po udhëtonte, si shoqërues apo si pasagjer, së bashku me turistët.
Dyshimet e policisë janë se në këtë krim të shëmtuar kanë marrë pjesë dhe persona të tjerë që u kanë ngritur pritë turistëve. Aktualisht, aksionet e policisë dhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë vazhdojnë në gjithë zonën e thellë malore.
Lidhur me këtë vrasje janë shoqëruar në Policinë e Shkodrës rreth 35 persona, që dyshohet se kanë lidhje apo dijeni për vrasjen makabre.
