Gruevski: Kriza tejkalohet me kompromis të arsyeshëm
Për dalje nga kriza politike duhet të arrihet zgjidhje e arsyeshme apo kompromis i arsyeshëm, deklaron kryeminsitri Nikolla Gruevski...

Por ai nuk sheh te pala tjetër gatishmëri për marrveshje.
“Mua ende më qëndron përshtypja se pala tjetër bën gjithçka që të mos arrijmë deri te marrveshja. Me hapat që po i bënë ditët e kaluara ata praktikisht parashtrojnë sat ë jetë e mundur më shumë kërkesa jo logjike me qëlli që të mos arrijmë marrveshje dhe të mund të vazhdojë periudha e krizës politike, e cila do të kishte ndikim te ekonoomija, që don të thot të vijë deri te rënia ekonomike.Këtu e shohin mundësinë e tyre, nëse ekonomia fillon të bie, njerzit të fillojnë të dëshprohen dhe të thonë tani nuk do të votojmë për VMRO-në do të votojmë për LSDM-në” – tha kryeministri i vendit, Nikolla Gruevski.
Por një politikë e tillë destruktive në shpinë të qytetarëve sipoas Gruevskit opozitës do ti kthehet si boomerang dhe do ti humb edhe zgjedhjet e ardhëshme. Ndërsa Gruevski nuk deshti të prononcohet lidhur me pritshmëritë nga takimi i paralajmëruar me Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit Viktoria Nulland. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
