Reagon shteti çekë: Nuk është grabitje, ngjarja e turistëve çekë rast i izoluar

04.07.2015 18:33

Ministria e Jashtme e Çekisë është shprehur në lidhej me vrasjen e dy turistëve çekë, duke thënë se policia shqiptare po e heton...

Viktimat janë nga qyteti Bohemia.

“Çështja po hetohet si krim dhe se me shumë mundësi ata janë vrarë. Viktimat u gjetën mbrëmjen e kaluar në makinën e tyre në veri të Shqipërisë afër qytetit të Shkodrës, që tërheq shumë turistë. Ministria e Jashtme dhe Policia kanë lajmëruar familjarët dhe janë kontaktuar nga ambasada çeke në Tiranë. Ambasada po negocion me familjarët për transportimin e trupave në vendlindje. Deri më tani nuk ka qenë e mundur që të bëhet një gjë e tillë sepse policia po heton çështjen”, tha zëdhënësi i ministrisë së Brendshmë çeke, Michael Lagronova.

Në lidhje me ngjarje ka reaguar edhe ambasadorja e shtetit në fjalë, Radka Calabkova, e cila thotë se ky krim është vetëm një incident i izoluar.

“Është një tragjedi dhe incident i izoluar. Policia shqiptare po heton çështjen dhe ne po marrin informacion gradual prej tyre. Zona ku u vranë turistët është një vend shumë i vizituar dhe tërheq turistë nga Çekia e Polonia. Besoj se nuk kemi të bëjmë me grabitje”, thotë Calabkova.