Putin uron Obamën
04.07.2015 19:18
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar Presidentin e SHBA-ve, Barack Obama, për Ditën e Pavarësisë...

Putin të shtunën ka shprehur besimin se Rusia dhe SHBA-ja, mund “të gjejnë zgjidhje” për çështje të ndryshme ndërkombëtare, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Në mesazhin e tij, Putin vuri në dukje se edhe pse ka dallime në mes të shtetit të tij dhe Amerikës “Marëdhëniet ruse-amerikane mbeten faktori më i rëndësishëm i stabilitetit dhe sigurisë ndërkombëtare”.
Presidenti i Rusisë është shprehur se të dy shtetet mund të gjejnë zgjidhje për çështje ndërkombëtare, dhe munden që t’i rezistojnë sfidave globale nëse dialogu i tyre bazohet në respektin dhe barazinë e interesave të njëri-tjetrit.
