ISIS vret 25 burra në Siri, ekzekutuesit ishin fëmijë 13 dhe 14 vjeç

04.07.2015 19:19

Në një video e lansuar së fundmi nga ISIS, shihen 25 burra të cilët ekzekutohen nga pjesëtarë të Shtetit Islamik, në qytetin antik të Palmyra-s në Siri, raporton BBC, transmeton Klan Kosova...

ISIS ka thënë se këta burra ishin ushtarë të kapur në qytetin Homs. Ata janë ekzekutuar brenda amfiteatrit antik të qytetit Palmyra.

Në video shihen ekzekutuesit të cilët nuk janë më të vjetër se 13 dhe 14 vjeç.