Siri: Koalicioni 16 sulme ajrore në Raka
Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kryer 16 sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në qytetin Raka të Sirisë...

“Sulmet ajrore ishin të rëndësishme sonte për t’ia mohuar lëvizjen ushtarake të IS-it përgjatë Sirisë për në Irak”, ka thënë kolonel Tomas Gilleran.
“Kjo është njëra ndër angazhimet më të mëdha që kemi kryer në Siri deri më tani dhe do të ndikojë në lëvizjen e militantëve që të dalin nga qyteti Raka”, ka pohuar ai.
Sipas Gilleran, koalicioni me “sukses ka sulmuar disa objektiva të shumta”, duke shkatërruar struktura të militantëve dhe duke ndërprerë rrugët transit në Raka, që nga militantët konsiderohet si kryeqyteti i kaliftatit të tyre.
Ky njoftim vjen pasi militantët kanë publikuar një video ku shihen anëtarët e tyre adoleshentë duke ekzekutuar 25 ushtarë sirianë, në një amfiteatër në Palmira.
Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, ndërkohë njofton për luftime të ashpëra në disa pjesë të qytetit Aleppo.
