Netanyahu: Irani shteti më i rrezikshëm në botë

05.07.2015 12:56

Përderisa negociatorët në Vjenë janë afër arritjes së marrëveshjes, e cila do t’i heqë sanksionet ekonomike Iranit, në këmbim të frenimit të aktiviteteve bërthamore Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka quajtur Iranin “shteti më i rrezikshëm në botë”...

“Prej momentit kur të hiqen sanksionet, dhjetëra ose qindra miliarda dollarë do të largohen nga ekonomia iraniane, gjë e cila nuk mund të rikuperohet”, ka thënë Netanyahu.

Komentet e Netanyahut vijnë pas paralajmërimit që bëri më 2 korrik se rreziku nga ISIS nuk është “asgjë” në krahasim me perspektivën e një Irani bërthamor.

"Natyrish, askush me një mendje të shëndosh nuk do ta konsideronte mundësinë e dhënies së armëve bërthamore Shtetit Islamik. Por në negociatat që po ndodhin tani me Iranin, këtë gjendje ekstreme që e përhapë terrorizmin në mbarë botën është duke iu dhënë aftësia për një zhvilluar një arsenal të armëve bëthamore me shumë bomba bërthamore”, ka thënë kryeministri izraelit.