Presidenti Ivanov në iftar në fshatin Lazhan
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov mbrëmë mori pjesë në mbrëmjen e dytë, të fundit të festivalit të instrumenteve popullore, që u mbajt në fshatin Rudinë në Dollnen...

Me ftesë të kryetarit të komunës dhe popullatës vendore të përkatësisë myslimane në fshatin Lazhan, mori pjesë edhe në iftar.
Duke ua uruar Muajin e shejtë të Ramazanit banorëve të përkatësisë myslimane nga fshatrat Çërnilishtë, Zhitoshë, Desovë, Debresht dhe Lazhan, Ivanov u dëshiroi afërsi në familje dhe t'i ndihmohet secilit që i nevojitet.
"Ndihmoni njëri tjetrin, bëhuni të afërt., Atyre që u nevojitet ndihmë, ua ofroni. Jetoni në harmoni. Në këto kohëra na duhet të ndihmohemi mes vete, të jemi të bashkuar", porositi Ivanov.
Komuna Dollneni është komuna shumëetnike dhe e vetmja ku katër gjuhë janë në përdorim zyrtar: shqipe, maqedonase, turke dhe boshnjake.
